Telenews

Banorët serbë në protestë, nuk duan bazë policore në Dren të Leposaviqit

Dhjetëra banorë të fshatrave dhe Leshak të komunës së Leposaviqit janë vendosur në anën e magjistrales që të dërgon nga Mitrovica në pikën kufitare në Jarinje pikërisht afër fshatit Dren për të kundërshtuar nisjen e punimeve për zgjerimin e rrugës malore që të çon në fshatin Zaselje.

Atje, Ministria e Punëve të Brendshme  sipas vendimit të 16 janarit të Qeverisë së Kosovës planifikon ndërtimin e një stacioni për policinë kufitare.

Punimet për zgjerimin e rrugës që kishin nisur të mërkurën, sot zyrtarisht janë ndërprerë.

Organizatorët e protestës kanë thënë se veprimi i tyre është paqësor dhe sot e kanë kuptuar më mirë se atje do të ndërtohet stacion policior.

Ata kanë kërkuar që një stacion të ndërtohet afër vijës kufitare e jo në brendësi të fshatit Dren.

Derisa nënkoloneli i Policisë së Kosovës, Veton Elshani, i cili është edhe koordinator i këtij aksioni, ka thënë se për momentin situata është e qetë.

Të ngajshme

​Regjistrohen gati të gjitha grupet parlamentare, Kuvendi pritet të ketë seancë këtë javë

Yllka Gashi

Osmani vazhdon aktivitetet në Amerikë, flet në organizatën ‘Women Political Leaders’

Yllka Gashi

Gjini pret në takim një delegacion të lartë shtetëror e diplomatik nga Franca

Yllka Gashi