Telenews

Komuna e Prishtinës, jep sqarime për rrugët me ngrica nëpër kryeqytet

Bora që ra mbrëmë ka bërë që mëngjesi në kryeqytet të çelë me ngrica. Komuna e Prishtinës thotë se qysh mbrëmë ka filluar me trajtimin e rrugëve, porse temperaturat e ulëta në mëngjes kanë bërë që as kripa të mos ndikojë.

Drejtoria e Shërbimeve Publike thotë se aktualisht të gjitha rrugët janë të kalueshme dhe se trajtimi i tyre po vazhdon.

“Trajtimi i rrugëve ka filluar mbrëmë. Mirëpo në mëngjes kemi pasur ulje të temperaturës (nën -5 gradë Celsius) e në raste të tilla nuk ndikon as kripa më. Megjithatë, të gjitha rrugët janë të kalueshme dhe trajtimi i tyre po vazhdon nga ekipet tona”, thuhet në përgjigjen me shkrim për KP.

Të ngajshme

MINTI vendos çmimet tavan për derivate në Kosovë

Valjeta Turkaj

Plagosje në pazarin e vjetër në Korçë, tre persona bëhen për spital

Valjeta Turkaj

Tahiri i AAK-së arrin në kuvend me portretin e kongresistit Eliot Engel

Valjeta Turkaj