Telenews

Nënkryetari i Ferizajt: Tatimin në pronë nuk ka të drejtë ta falë as ministria, as komunat

Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, ka thënë se ministri i Financave, Hekuran Murati, ka shkaktuar konfuzion kur ka propozuar faljen e nga 100 euro për qytetarë të tatimit në pronë.

“Tatimi në pronë është i pafalshëm. Nuk ka të drejtë as ministria, as komunat që ta falin nëse nuk ka ligj mbi faljet”, është shprehur Aliu në emisionin Portofol në KlanKosova.

“Falja është kërkesë e paligjshme”, ka vazhduar ai.

Kuvendi Komunal i Ferizajt ka trajtuar këtë çështje të premten dhe Aliu ka thënë se kërkesa është që llogaritja e tatimit në pronë të bëhet sipas llogaritjeve të viteve të kaluara.

Aliu ka thënë se çështjet e tatimit në prona, Ministria e Financave, e ka trajtuar me inat.

Të ngajshme

Yll Limani me emblemën e UÇK-së në koncertin në Gjermani: Zemra e Kosovës është në Hagë

Rrezarta Ramaj

Nga Buroja e Skenderajt në majat e akademisë, Granit Thaqi mbron me sukses doktoratën në Mynih

Rrezarta Ramaj

Berisha Accounting krijon kanal zyrtar për bizneset me njoftime dhe këshilla praktike

Rrezarta Ramaj