Telenews

Berjani thotë se çmimi i derivateve pritet të bie

Ditëve në vijim pritet të ketë rënie të çmimit të derivateve në Kosovë.

Kështu ka konfirmuar për Telegrafin, kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani.

Kjo pasi siç ka thënë ai, ka rënie të çmimit në Berëzën Ndërkombëtare dhe kjo po reflekton edhe në Kosovë.

Berjani tutje ka bërë të ditur se këtë të shtunë çmimet e derivateve janë: Dizelli 1.44 cent deri në 1.51 cent, ndërsa benzina 1.30 cent deri 1.38 cent.

Çmimet dhe tregu pritet të stabilizohet nga muaji mars sipas informatave nga organizata prodhuese OPEC”, ka përfunduar ai.

Ndryshe, rritja e çmimeve të naftës dhe benzinës në Kosovë vitin e kaluar ka shënuar nivelin më të lartë në 20 vjetët e fundit, sipas Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës.

Për shkak të lëvizjes së shpeshtë të çmimeve, ka pasur dyshime se naftëtarët po i kurdisin çmimet.

Kurdisja e çmimeve ose marrëveshja për nivelizimin e çmimeve, është e ndaluar me Ligjin për mbrojtjen e konkurrencës në Kosovë.

Të ngajshme

Çmimet e karburantit në Gjermani arrijnë nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Yllka Gashi

MINTI publikon çmimoren e re për derivate

Yllka Gashi

Banesat për 7.3 % më shtrenjt se vitin e kaluar, Prishtina prinë për rritje çmimi

Yllka Gashi