Telenews

Në selinë e NATO-s flamujt ulen në gjysmështizë në solidarizim me Turqinë

Flamujt në selinë e NATO-s u ulën në gjysmështizë për të treguar solidaritet për shkak të viktimave nga tërmeti në Turqi.

Flamujt e 30 vendeve aleate para selisë së NATO-s në Bruksel të Belgjikës, do të qëndrojnë në mes deri nesër në mbrëmje, në shenjë solidariteti me Turqinë dhe popullin turk si dhe për ata që humbën jetën nga tërmeti.

Në deklaratën e Misionit të Përhershëm të Turqisë në NATO në rrjetet sociale thuhet: “Falënderojmë sinqerisht aleatët tanë për këtë mesazh domethënës dhe solidarizues dhe për ndihmën që i kanë dërguar vendit tonë që nga dje”.

Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungesku deklaroi se vendet anëtare të NATO-s kanë mobilizuar përpjekjet e ndihmës për të mbështetur ata që kanë nevojë për ndihmë në zonën e tërmetit.

Të ngajshme

Trump njofton marrëveshje për Groenlandën: SHBA-ja do të ketë “kontroll të përhershëm” mbi sigurinë

Yllka Gashi

Nis tërheqja më e madhe e automjeteve në historinë e industrisë kineze të automobilave

Yllka Gashi

Çmimi i naftës arrin nivelin më të lartë historik në Zvicër

Yllka Gashi