Telenews

Kanadaja ofron 10 milionë euro ndihmë për Turqinë dhe Sirinë

Kanadaja ka ndarë 10 milionë euro në ndihmë të të prekurve nga tërmeti në Turqi dhe Siri.

Këtë e ka bërë të ditur kryeministri i këtij shteti, Justin Trudeau, i cili në Twitter ka shkruar se shteti të cilin ai e udhëheq ka vendosur të ndajë menjëherë 10 milionë euro, ndërsa do të vazhdojnë t’i mbështesin këto dy vende.

“Pas tërmeteve shkatërruese të djeshme, ne po japim 10 milionë dollarë ndihmë të menjëhershme për njerëzit e Turqisë dhe Sirisë – dhe ne do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje ndërsa situata po evoluon.”, ka shkruar kryeministri kanadez.

Gjersa ai gjithashtu ka theksuar se ekipet në terren veçse janë duke shpërndarë ushqime, karburant dhe mundësi strehimi.

“Partnerët tanë tashmë po shpërndajnë ushqime, karburant emergjence dhe artikuj strehimi.”, ka shkruar Trudeau.

Të ngajshme

Trump njofton marrëveshje për Groenlandën: SHBA-ja do të ketë “kontroll të përhershëm” mbi sigurinë

Yllka Gashi

Nis tërheqja më e madhe e automjeteve në historinë e industrisë kineze të automobilave

Yllka Gashi

Çmimi i naftës arrin nivelin më të lartë historik në Zvicër

Yllka Gashi