Telenews

Xhuli: Libri është suksesi i diturisë, sa më shumë që lexojmë aq më të mençur jemi

Banorja e Big Brother VIP Kosova, Juliana Nura, ka pasur së fundmi një diskutim me Vedat Bajramin dhe Dafina Dautin mbi librat dhe rëndësinë e tyre.

Ajo ka treguar se si kontribuon tek edukimi i fëmijëve të vëllezërve të saj, gjersa po ashtu ka zbuluar se si i inkurajon ata që të lexojnë.

“Unë fëmijëve të vëllait ua jap nga dy euro sa herë që ata lexojnë një kapitull të një libri, e kanë konton në bankë ku ua qes. Unë insistoj që libri është suksesi i diturisë. Sa ma shumë që kemi librari në kokë, aq më të mençur bëhemi”, ka thënë Xhuli.

“Ata kanë për të shkruar edhe një ese, kështu e pasuron edhe gjuhën finlandisht, suedisht, shqip, anglisht flasin, katër gjuhë i kanë prej fëmijërisë që flasin edhe shqipen nuk e dinë shumë mirë”, vazhdoi bukuroshja nga Drenica.

Xhuli përndryshe është bërë pjesë e këtij formati që nga fillimi i spektaklit më 5 dhjetor.

E njëjta pëlqehet mjaft shumë nga publiku, marrë parasysh se ka qenë në nominim disa herë që nga nisja e BBVK-së.

Të ngajshme

Dua Lipa emocionohet nga Festivali i Letërsisë në Londër, ndan momentet e veçanta me ndjekësit –

KushtrimGuraj

Gruaja e Bleros reagon pas rastit në Pejë: Sa shumë duhet të bërtasë një grua për t’u dëgjuar?

Rrezarta Ramaj

Çka po paralajmëron Lumbardh Salihu nga Kroacia?

Rrezarta Ramaj