Telenews

Tërmeti godet Indonezinë, të paktën 4 të vdekur

Një tërmet me magnitudë 5,5 rihter ka goditur Indonezinë, duke u marrë jetën të paktën 4 personave. Një restorant pluskues u shkatërrua në Papua. Viktimat janë 4 gra, të cilat u zunë nga rrënojat.

Tërmeti shkaktoi dëme të shumta pranë epiqendrës, ku një prej tyre ishte edhe një qendër tregtare.

Tërmeti në Indonezi vjen vetëm 3 ditë pas tërmeteve të fuqishëm që goditën Turqinë dhe Sirinë. Megjithatë, tërmeti në Indonezi nuk ka asnjë lidhje me atë në Turqi.
Indonezia gjendet në “Unazën e Zjarrit” në Paqësor, zona me aktivitetin më të lartë sizmik në botë. /Telenews.al/

Të ngajshme

Elon Musk i bashkohet Trumpit në kritikat ndaj Zelenskyt: Ka shkuar shumë larg –

KushtrimGuraj

Dua Lipa reklamon produktin e saj të ri në New York

Rrezarta Ramaj

Putin: Shpresoj që Vuçiqi të bëhet kryeministër i Serbisë

Rrezarta Ramaj