Telenews

KEDS ‘zbut’ edhe Vetëvendosjen, harrohet plani për hetimin e procesit të privatizimit të ish-distribucionit të KEK-ut

Një ndër kritikat më të mëdha si parti opozitare, Lëvizja Vetëvendosje i kishte bërë edhe për privatizimin e sistemit të shpërndarjes dhe furnizimit të energjisë elektrike në Kosovë, të një pjese të KEK-ut e njohur në të kaluarën si ”Elektrokosova”.

Tash, kur ka parti po qëndron në pushtet, çuditërisht gjërat kanë ndryshuar. Më nuk ka aktivitete për ti treguar arsyjet e vërteta pse ndodhi privatizimi, madje lëre që nuk e kritikon një kompani në të cilën qytetarët e vendit janë shumë të mllefosur, shkaku i performancave të dobëta, por edhe e subvencionon në forma të ndryshme, shkruan Telenews.al

Në vitin 2013, Qeveria e Kosovës kishte privatizuar KEDS-in në mënyrë të përshpejtuar, pa transparencë dhe pa debat në shoqëri. Roli i Kuvendit, aso kohe ishte kufizuar vetëm në aprovimin e vendimit të Qeverisë, alternativat tjera nuk ishin analizuar asnjëherë.

Sido që të jetë, privatizimi i kësaj pjese të KEK-ut, që dikur ishte tejet e fuqishme dhe pasuria e saj, llogaritej me miliona e miliona, vazhdon të mbetet misterioz e çuditërisht ky distribucion me vlerë të madhe për Kosovën, u shit për një shumë qesharake prej vetëm 26.3 milion euro edhe pse vlera reale e aseteve totale ka qenë shumëfish më e madhe.

KEDS-i u privatizua për një shifër qesharake ekonomike, kjo shumë ishte shumë më e vogël sesa vlera e objekteve, trafoveve, rrjetit dhe së drejtës së operimit që kishte marrë investitori. KEDS kishte përfituar edhe të drejtën e grumbullimit të borxheve të dy muajve të fundit para privatizimit. Kjo vlerë kurrë nuk është diskutuar në publik. Pas privatizimit, KEDS-i filloi ti injorojë procedurat e prokurimit publik, për çka është ligjërisht i obliguar ti ndjekë. Praktikat e tilla e kanë dëmtuar transparencën dhe konkurrencën në vazhdimësi.

Në kohën sa po zhvilloheshin procedurat e shitjes së ”Elektro-Kosovës”, pati kritika të shumta nga partia që tash qëndron në pushtet dhe u zhvilluan edhe protesta e kishte me dhjetra arrestime për kundërshtimin me çdo kusht të marrëveshjes, por tash kur jemi disa vite prapa, këto gjërat rrjedhimisht duket se i takojnë vetëm së kaluarës. Kryeministri Kurti së bashku me bashkëpartiakët e tij, duket se i kanë harruar gjërat me të cilat e morën pushtetin, një prej tyre ishte edhe hetimi i procesit të privatizimit të ish-distribucionit të KEK-ut, transmeton Telenews.al

POR – JO, tash jo vetëm që nuk përmendet, por kompania turke në muajt e fundit është përkrahur edhe me subvencione financiare nga Qeveria e Kosovës edhe pse është një kompani private dhe sigurisht se i ka bërë mirë llogaritë, para se të merrte në menagjim një resurs me interes nacional, andaj edhe rreziqet e humbjeve eventuale, do të duhej ti kishte marrë përsipër vet.

Vlera e blerjes qesharake, nuk është skandali i parë

Me privatizimin e kësaj pjese të rëndësishme të KEK-ut, me të ardhur në krye të kësaj kompania, pronarët e rinjë filluan edhe me pakësimin e pozitave të punës, duke larguar nga puna një numër të madh të punëtorëve edhe pse premtimet ishin ndryshe nga Komiteti për Privatizim i asaj kohe, duke u thirrur në siguri se nuk planifikohen reduktime të punëtorëve në Sektorin e Distribucionit dhe Furnizimit të KEK, kjo nuk ndodhi.

Premtimet për mos-prekjen e punëtorëve mbetën vetëm fjalë që i mori era, pasi me t’u privatizuar distribiucioni, pronarët nga Turqia, filluan me largime të shumta të punëtorëve, duke mos i marrë fare për bazë premtimet e dikurshme të drejtuesve të athershëm kosovarë.

Atë kohë, ish-ministri i zhvillimit ekonomik, Besim Beqaj nënshkrimin e kontratës për privatizimin e Kompanisë Kosovare të Distribucionit dhe Furnizimit me Energji Elektrike e kishte ngritur në piedestale, duke e quajtur një moment të rëndësishëm për të ardhmen ekonomike dhe energjetike të Republikës së Kosovës. Këto komente, Beqaj i kishte dhënë edhe në cilësinë e kreut të Komitetit Qeveritar të Privatizimit, gjatë ceremonisë së nënshkrimit të kontratës ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe kompanisë Kosovo Çalik-Limak Energy, por në fakt kështu nuk ndodhi asnjëherë.

Kosova, asnjëherë nuk u fuqizua dhe pavarësua elektro-energjikisht, qytetarin e vendit në vazhdimësi e përcollën problemet dhe telashet e ndryshme, pavarësisht se premtimet ishin të mëdha, KEDS vazhdon të luajë me qytetarët e Kosovës, duke proklamuar vazhdimisht investime në përmirësimin e rrjetit energjetik i cili vazhdon të ketë telashe të mëdha me furnizim të energjisë elektrike dhe probleme të tjera.

Si përfundim, një përformancë jo e mirë e KEDS-it, 11 vite pas privatizimit. Shumë nga indikatorët e elaboruar më lartë tregojnë se përformanca e KEDS, nuk dallon shumë nga trendi i përformancës që kishte para privatizimit sa ishte me KEK-un. Por, si parti që kishte ushtruar presion të madh për mosprivatizimin e këtyre aseteve shtetërore, Lëvizja Vetëvendosje si parti në pushtet dhe me mekanizmat institucional në dorën e saj, sigurisht se mund të shtojë presion tek organet tjera vartëse, siç ështxë rregullatori i energjisë, që të bëjë mbikëqyrje më strikte ndaj KEDS dhe të sigurojë se do të bëhen investime më intensive për përmirësimin e rrjetit elektrik dhe zvogëlimin e ankesave të ndryshme e përgjithshme nga qytetarët.

Nuk është vonë, KEDS-i është ende aset me interes për Kosovën, disa nga këto shkelje mund të riparohen.

/Telenews.al/

Të ngajshme

Serbia pritet ta varrosë me nderime shtetërore të dënuarin për gjenocid, Ratko Mlladiq

Yllka Gashi

Vajza me prejardhje nga Drenasi bëhet pjesë e ushtrisë amerikane

Yllka Gashi

E papritur: Kushtrimi i propozon për martesë Aurorës live në studio

Yllka Gashi