Telenews

Edhe Sllovenia kërkon zbatimin e Asociacionit

Ministria për Punë të Jashtme dhe Evropë e Sllovenisë ka thënë se qëndrimi i tyre sa i përket themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe “është i qartë” dhe se “të gjitha marrëveshjet dhe obligimet duhet të respektohen”, shkruan Telenews.al

Këtë përgjigje ministria sllovene ia dha agjencisë serbe të lajmeve “Tanjug” pyetur rreth raportimeve të “Euronews” se aplikimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, përkatësisht futja e asaj në agjend të ditës në KiE është kushtëzuar me themelimin e Asociacionit.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Evropë e Republikës së Sllovenisë nuk komenton mbi korrespodencën e pretenduar diplomatike”, janë përgjigjur ato.

Kujtojmë se ishte “Euronews” në gjuhën serbe e cila raportoi se Uashingtoni ka kushtëzuar futjen në agjendë të ditës të aplikimit të Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Me këtë kërkesë të SHBA-së, siç shkruante mediumi evropian, ishin pajtuar Franca, Gjermani dhe Italia.

Zëdhënësi i KiE-së, Dushan Vojnoviq, javën e kaluar ishte përgjigjur fare shkurtazi se “aplikimi i Kosovës po konsiderohet” pyetur se pse nuk është futur ende në agjend të ditës. /Telenews.al/

Të ngajshme

Xhuli tregon se pse nuk po zbulon emrat e binjakëve të saj

Rrezarta Ramaj

AGK-ja dënon kërcënimet dhe fyerjet ndaj gazetarit Fidan Jupolli

Rrezarta Ramaj

Ministria këshillon qytetarët si ta kontrollojnë cilësinë e arit para blerjes

Rrezarta Ramaj