Dy fëmijë të moshave 13 dhe 9-vjeç kanë kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës në Mitrovicë gjatë ditës së djeshme, pasi kanë hasur në dy mjete të dyshimta, e për të cilat kishin frikë se mund të jenë të rrezikshme, raporton Telenews.al
Fëmijët janë paraqitur në stacion policor, ku kanë deklaruar se teksa kanë qenë duke mbledhur mbeturina, në një qese plastike kanë gjetur dy mjetet në fjalë.
Njësitë policore bashkë me njësinë e deminimit të KFOR-it dhe të Forcës së Sigurisë së Kosovës, kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë bërë tërheqjen dhe deminimin e mjeteve në mënyrë të sigurt. /Telenews.al/

