Këngëtari i njohur, Kushtrim Dobra, ka prezantuar për publikun projektin e tij më të ri muzikor. “Sonte” mban titullin kënga e tij e re, e cila është duke u pritur shumë mirë nga publiku.
Klipi i këngës është mjaft i veçantë, dhe i përshtatet tematikës që arstisti trajton në tekstin e këngës. Për tekstin e këngës është kujdesur Deyzoh, ndërsa për klipin është kujdesur deri në detaj Weshoot Film.
Nga komentet e para në kanalin YouTube, kënga duket të jetë pritur mirë nga publiku, përderisa deri më tani numëron vetëm komente pozitive.

