Telenews

Basketboll / Fitore e Bashkimit ndaj Vëllaznimit në luftën për ”play off”

Bashkimi e ka fituar më lehtë se që është pritur, duelin e xhiros 22 në elitën e basketbollit kosovar.

Prizrenasit festuan në ”Shani Nushi” me rezultatin final 65-80.

Mysafirët i fituan pothuajse të gjitha periodat e ndeshjes (12-16, 13-26, 16-18), derisa ajo e fundit i takoi ngushtë ekipit vendas (24-20), por pa vlerë, pasi ekipi i Bashkimit e administroi mirë rezultatin dhe fitoi me meritë.

Katër basketbollistë realizuan pikë dyshifrore te Bashkimi sonte, Curtis Jones (20), Daniel Lekndreaj (17), Fisnik Rugova (11), Dajuan Graf (10).

Te Vëllaznimi, Jordan Harris kishte 15 pikë e Devin Johnson 10 sosh.

Pas 22 xhirove, Bashkimi ka 10 fitore e 12 humbje, ndërsa, Vëllaznimi ka 8 fitore e 14 humbje.

Në xhiron e ardhshme, Bashkimi e pret Trepçën e Vëllaznimi i shkon Rahovecit.

 

Të ngajshme

10 vjet pas debutimit, vetëm Rashica dhe Muriqi mbeten nga brezi i parë i Kosovës –

KushtrimGuraj

Fury dhe Joshua drejt superduelit, zbulohet data e përballjes së madhe –

KushtrimGuraj

Raphinha jep sinjalin e madh për të ardhmen te Barcelona –

KushtrimGuraj