Telenews

Tërmeti në Rumani, por ndihen dridhjet edhe në Kosovë

Drejtori ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC) dhe njohësi i çështjeve të emergjencave, Tahir Ahmeti, ka folur lidhur me situatën që u krijua të martën pasi dridhje të tokës u ndjenë në disa pjesë të Kosovës.

Ahmeti u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i ndjekin informatat zyrtare nga Instituti Sizmiologjik i Kosovës, duke shmangur panikun për rrezikun e mundshëm.

“Sipas organizatës së pavarur shkencore dhe ofruese të informacioneve për tërmetet, EMSC, rreth orës 14:16 min, sipas kohës lokale, ka ndodhur një tërmet me shkallë 5.6 Rihter në Rumani. Gjatë këtij tërmeti, lëkundjet janë ndjerë edhe në Kosovë”.

“Qytetarët e Kosovës duhet ndjekur informatat zyrtare të lëshuara nga Instituti Sizmologjik i Kosovës, duke shmangur informatat e pavërteta dhe panikun për rrezikun e mundshëm”, ka shkruar ai në Facebook.

Të ngajshme

Disa lagje të Prishtinës pa ujë që nga ora 14:00, banorët ankohen për mungesë përgjigjeje

Rrezarta Ramaj

Haziri: Kanë mbetur edhe tetë orë, kanë mundësi të reflektojnë

Rrezarta Ramaj

Kurti për dhunën ndaj protestuesve: Disa raste janë dërguar në Inspektoratin Policor

Rrezarta Ramaj