Telenews

Ulet numri i personave që kanë festuar Shën Valentinin në Shqiperi, por cila është arsyja?

Kriza ekonomike në Shqipëri ka prekur edhe festën e Shën Valentinit. Ndryshe nga vitet e kaluara, ku 14 shkurti festohej masivisht, këtë herë atmosfera festive është zbehur. Kodrat e liqenit apo dyqanet e luleve, dikur të mbushura me njerëz, sot janë thuajse bosh.

“Kriza i ka prekur aq shumë sa s’ka ku të shkojë. E shoh nga vjet deri këtë vit janë përgjysmuar. Gjithë rinia ka ikur kështu që kush do blej do blejnë pleqtë. Blejnë lule të ndryshme por ata që s’kanë shumë lekë blejnë karafila”, shprehet një qytetarë.

“Përditë nuk ka po sot si Shën Valentin kemi shitur pak më shumë. Përgjithësisht blejnë të moshuarit, pensionistët ndonjë lule të vogël ose të mbjellë, ndërsa të rinjtë ndonjë trëndafil” , shprehet një shitëse.

Ata që kanë zgjedhur të festojnë në mënyrën e tyre kanë qenë të moshuarit, të cilët pavarësisht moshës vijojnë dhe kujtojnë Shën Valentinin, duke shkëmbyer dhurata.

“Është rastësi që kemi dalë. Mbas 46 vitesh na korrespondoi dita e Shën Valentinit. Është një festë që ja urojmë të rinjve, të kenë sa më shumë fat dhe dashuri.”

“Më parë kjo festë nuk festohej, nuk njihej, pas viteve 90 filloi të festohej po ne na iku rinia kështu që se festonim më. Ne dhurojmë lule dhe ndonjë drekë, dhe urojmë të gjithë shqiptarët të kenë sa më shumë dashuri”, shprehet i moshuari tjetër.

Ndërsa të rinjtë janë më të rezervuar në festimin e kësaj dite.

“Kemi dalë rastësisht, se ne jetojmë në Itali. Sepse Shën valentini një ditë është nuk është se ka ndonjë gjë, të rinjtë dalin, festojnë por jo se ka ndonjë gjë të veçantë.”

Të ngajshme

Disa lagje të Prishtinës pa ujë që nga ora 14:00, banorët ankohen për mungesë përgjigjeje

Rrezarta Ramaj

Haziri: Kanë mbetur edhe tetë orë, kanë mundësi të reflektojnë

Rrezarta Ramaj

Kurti për dhunën ndaj protestuesve: Disa raste janë dërguar në Inspektoratin Policor

Rrezarta Ramaj