Telenews

Dy vite pas zgjedhjeve parlamentare LVV bën bilancin

Lëvizja Vetëvendosje, në dy-vjetorin e fitores në zgjedhjet parlamentare, bëri të ditur se me qeverisjen e re, Kosova ka shënuar arritje në demokratizim, luftim të korrupsionit e reformim të institucioneve.

LVV potencoi se rezultati i 14 shkurtit 2021 ka qenë vetëm nisje e një projekti, i cili siç u theksua, do të jetë gjithmonë ngushtësisht i lidhur me idealet kombëtare e vlerat shoqërore.

“Në vitin 2021, në 14 shkurt, populli i Kosovës vendosi të votojë masivisht ndryshimin. Një shumicë elektorale që nuk ka pasur precedentë në Kosovë, 51% për listën e VETËVENDOSJE!s. Tre prijësit e listës, Albini, Vjosa e Glauku, sot janë kryeministër, presidente dhe kryeparlamentar, personalitete të reja e të pakorruptuara, për republikën më të re të kontinentit tonë. Me qeverisjen e re Kosova ka shënuar arritje në demokratizim, luftim të korrupsionit dhe reformim të institucioneve. Sakrifica e mijëra aktivistëve është shpërblyer e po shpërblehet me një shtet që nuk vjedh, me një shtet që i shpërndan rezultatet e rritjes ekonomike tek qytetarët, përmes pakove të rimëkëmbjes ekonomike, subvencioneve dhe mbështetjes së punësimit të të rinjve e grave.”, u bë e ditur në njoftimin e LVV-së.

Sipas LVV-së, 14 shkurti i vitit 2021 ka qenë data kur aktivizmi është zgjeruar për të mirën e atdheut.

“Prandaj 14 shkurtin nuk e kujtojmë me nostalgji, por me energji. Ajo nuk është data kur mbaroi aktivizmi për të nisur zyrtarizmi, por data kur aktivizmi u zgjerua në mjetet e qëllimet e veta, për të mirën e Atdheut.”, u bë e ditur tutje nga LVV.

Ndryshe, në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit të vitit 2021, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë partia fituese.

/Telenews.al/

Të ngajshme

Disa lagje të Prishtinës pa ujë që nga ora 14:00, banorët ankohen për mungesë përgjigjeje

Rrezarta Ramaj

Haziri: Kanë mbetur edhe tetë orë, kanë mundësi të reflektojnë

Rrezarta Ramaj

Kurti për dhunën ndaj protestuesve: Disa raste janë dërguar në Inspektoratin Policor

Rrezarta Ramaj