Telenews

Për një orë mblidhen pesë miliardë euro në fushatën televizive në Turqi

Televizionet turke janë bashkuar në një fushatë për të ndihmuar të prekurit nga tërmetet e fuqishme që goditën këtë vend.

Me moton “TurkiyeBirYurek” (Turqi një zemër), transmetimet televizive kanë filluar në ora 20:00, sipas kohës lokale, dhe raportohet se janë mbledhur shuma të majme të parave.

Raportohet se rreth pesë miliardë euro janë mbledhur brenda vetëm një ore gjersa fushata po vazhdon ende.

Pjesë e fushatës janë emrat më të njohur të televizioneve turke, duke nisur nga aktorët të cilët janë të njohur edhe në Kosovë.

Aras Bulut Iynemli, Ezgi Mola, Halit Ergenc, Burak Ozcivit, Engin Ayturk, Demet Ozdemir, Kubilay Aka, Afra Saraçoglu, Mert Yazıcıoglu.

Ndryshe, Turqia ka bërë të ditur se deri më tani mbi 35 mijë persona kanë vdekur si pasojë e dy tërmeteve që goditën këtë vend.

Të ngajshme

Përvoja e klientit në Kosovë: mes teknologjisë, AI-së dhe kontaktit njerëzor

Rrezarta Ramaj

Anisa “pushton” Dubain, shfaqet mahnitëse në fustanin e zi

Rrezarta Ramaj

TETORI NË GRAND BLUE FAFA – QETËSI, RELAKS DHE MOMENTE TË BUKURA PRANË DETIT!

Rrezarta Ramaj