Telenews

Ja çfarë mendonte Haki Abazi për rastin Dehari në vitin 2018

Haki Abazi në vitin 2018, kohë kjo kur nuk i takonte Lëvizjes Vetëvendosje i akuzonte këta të fundit se janë vrasës të aktivistit, Astrit Dehari. Sipas tij, ata e kishin vrarë Deharin pasi mund të ishte pengues i planit të tyre.

“E frikshme është kjo pakulturë, e pasender, pa njerëzi. Këta njerëz që derdhnin lotë krokodili për të vrarët, për fëmijët e mbytur në gropë, këta janë të njëjtit që dua ta zëvendësojnë ShIK-un duke u bërë gjenerata e radhës e përfitimeve personale. Tani më hiqet të mendoj që në fakt këta janë vet vrasësit e Astrit Deharit sepse ndoshta ai do të ishte pengues i planit të tyre”, deklaronte Abazi përmes një postimi në Facebook.

Për të shfajësuar veten e tij, Abazi kur iu bashkua Vetëvendosjes tha se akuzat për Deharin nuk i kishte me VV-në por me Frashër Krasniqin e Dardan Molliqajn, shkruan Insajderi.

Kjo pasi Krasniqi e Molliqaj në atë periudhë ishin larguar nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Shkrimi nuk ka të bëjë kurrgjë me Vetëvendosjen. Ka të bëjë me dy emra: me Frashër Krasniqin edhe Dardan Molliqajn në atë kohë, të cilët e kanë përdorë rastin e Astrit Deharit, për kredi politike për veti”, ka thënë Abazi.

Rastin Dehari, Abazi e ktheu në fokus këtë të enjte. I frustruar me partinë të cilës i takon, ai tha se posedon prova video-incizime. Abazi deklaroi se është në dijeni kush i ka marr mostrat e rastit Dehari nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Të ngajshme

Bedri Hamza: Votojeni ligjin, krejt partitë kanë ish-ushtarë të UÇK-së

Rrezarta Ramaj

Pas një nate të tensionuar policia mobilizohet që në mëngjes, mburojat gati para kuvendit

Rrezarta Ramaj

Arrestohet në Bërnjak një person i kërkuar nga policia

Rrezarta Ramaj