Telenews

Haxhiu: Nuk e di për çka e ka fjalën deputeti Haki Abazi

Ministja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është deklaruar pas deklaratës së Abazit se ekzistojnë video-incizime ku shihet se kush i ka marrë mostrat brenda laboratorit të IML’së për rastin e vdekjes së Astrit Deharit.

Ajo ka deklaruar se nuk e din se për çfarë e ka fjalën deputeti Haki Abazi.

“Nuk e di për çka e ka fjalën deputeti Haki Abazi” ‘ tha Ministrja Haxhiu

E pyetur se a ka video incizime brenda laboratorit, Haxhiu tha se duhet ta pyetni deputetin Abazi

“Këtë pyetje duhet të ia bëni Deputetit Abazi. Mua më kanë thënë se kamerat fshihen pas një periudhe”

Deputeti Abazi tha në konferencën e thirrur për media se video incizimet janë ato që konfirmojnë se kush i ka zhdukur mostrat e Astrit Deharit nga IML-ja.

“Video incizimet janë ato që duhet ti kërkoni për të konfirmuar se kush ka zhdukur mostrat e rastit Dehari, Hulumtimi im i fundit, diskutimet me njerëz kanë sjell te shkarkimi dhe anatemimi brenda LVV-së, shkarkimi im është minor kundrejt borxhit që kemi ndaj rastit Dehari, si është e mundur që në pushtetin e LVV të zhduken mostrat dhe Kurti të mos e thotë asnjë fjalë të vetme”, ka thënë Abazi në konferencë për media, përcjellë Insajderi.

Të ngajshme

Tension i madh Irlandë-Izrael, përsëritet gjesti i pazakontë para ndeshjes

Rrezarta Ramaj

Kurorëzohen Aurora dhe Kushtrimi, i thanë “po” njëri-tjetrit mes natyrës

Rrezarta Ramaj

Sa njerëz e shfrytëzojnë ChatGPT-në gjatë javës?

Rrezarta Ramaj