Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar shqiptarët për përvjetorin e 15-të të pavarësisë së Kosovës.
Haradinaj uroi që të jetë e përjetshme pavarësia e liria e Kosovës.
“Të dashur shqiptarë kudo që jeni, në trojet tona e në diasporë. Shumë të respektuar miq të Kosovës e të kombit tone, sot me gëzim ju them urime përvjetori i pavarësisë së Kosovës dhe po ashtu ju them e përjetshme qoftë pavarësia e liria jonë”, tha Haradinaj, transmeton Telenews.al.
Kreu i AAK-së, uroi që Kosova të ketë miqësi të përjetshme me NATO-n të prirë nga SHBA-ja.

