Telenews

Policia prangos në aeroport kosovarin e shpallur në kërkim

Pas qëndrimit në arrati për një kohë, kosovari i kërkuar nga Gjykata Themelore në Pejë, ndaj të cilit kishte urdhëresë aktive, është kapur të mërkurën në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, raporton Telenews.al.

I dyshuari A.G., ishte shpallur në kërkim pasi ndaj tij ishte lëshuar urdhër arrest nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Sulm”. Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se Policia zbarkoi në Aeroport posa e kuptoi që i njëjti ishte nisur të kthehej në Kosovë.

Posa i njëjti ka zbritur dhe ka përfunduar procedurat e nevojshme është kapur nga Policia dhe më pas është shoqëruar në stacion policor, teksa është vënë në dijeni edhe Gjykata Themelore në Pejë.

Me aktvendim të lëshuar nga gjyqtarja e këtij rasti, të dyshuarit i është sekuestruar pasaporta dhe gjatë ditës së sotme ka dalë para gjyqtarit të procedurës paraprake. /Telenews.al/

Të ngajshme

Tension i madh Irlandë-Izrael, përsëritet gjesti i pazakontë para ndeshjes

Rrezarta Ramaj

Kurorëzohen Aurora dhe Kushtrimi, i thanë “po” njëri-tjetrit mes natyrës

Rrezarta Ramaj

Sa njerëz e shfrytëzojnë ChatGPT-në gjatë javës?

Rrezarta Ramaj