Telenews

Momenti kur u shpall Pavarësia e Kosovës 15-vjet më parë

17 shkurti i vitit 2008 ishte data kur Kosova e shpalli pavarësinë, pas disa raundesh bisedimesh me Serbinë dhe një vit pas dërgimit të propozimit nga i dërguari special për statusin e Kosovës, Marti Ahtisaari.

Në seancën e asaj dite, 109 nga 120 deputetë morën pjesë në sallë.

Deklaratën e pavarësisë e kishte lexuar kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi.

 

“Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj Deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Kjo shpallje pasqyron vullnetin e popullit tonë dhe është në pajtueshmëri të plotë me rekomandimet e të Dërguarit Special të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, dhe Propozimin e tij Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës”, thuhej ndër të tjera në deklaratë. /Telenews.al/

Të ngajshme

“Nga një veturë në njërën anë dhe një motoçikletë në anën tjetër”, si u shkrepën plumbat dje në Prishtinë?

Donat Hashani

Festën e Vidovdanit po e monitorojnë EULEX-i e KFOR-i

Donat Hashani

34 vjet nga masat e dhunshme të Serbisë në UP

Donat Hashani