Telenews

Turqia uron Kosovën për Ditën e Pavarësisë

Turqia ka uruar Kosovën, në 15-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë.

Përmes një postimi në Twitter, ministria e Jashtme turke tha se i janë mirënjohës popullit kosovar, për solidaritetin dhe mbështetjen gjatë ditëve të vështira.

“Urime Dita e Pavarësisë miqve dhe vëllezërve tanë në Kosovë. I jemi mirënjohës popullit kosovar për solidaritetin dhe mbështetjen gjatë ditëve tona të vështira”.

“Faleminderit!”, ka shkruar ministria në gjuhën shqipe, njofton Telenews.al.

Kosova ka qenë ndër vendet e para që i ofroi ndihmë Turqisë pas tërmetit shkatërrues të javës së kaluar. Kontegjentë të FSK-së kanë ndihmuar në gërmime, duke shpëtuar nga rrënojat disa persona. /Telenews.al/

Të ngajshme

Tension i madh Irlandë-Izrael, përsëritet gjesti i pazakontë para ndeshjes

Rrezarta Ramaj

Kurorëzohen Aurora dhe Kushtrimi, i thanë “po” njëri-tjetrit mes natyrës

Rrezarta Ramaj

Sa njerëz e shfrytëzojnë ChatGPT-në gjatë javës?

Rrezarta Ramaj