Telenews

Djali gjen babanë e vdekur në tarracë të shtëpisë në Pejë

Një person ka raportuar se në tarracën e shtëpisë së tij e ka gjetur babanë e tij të vdekur.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 06:00, në Pejë.

Tutje bëhet e ditur se njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në tarracën e shtëpisë së tij,  e ka gjetur babin e tij viktimën mashkull kosovar dyshohej pa shenja jete. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në raport.

Po ashtu, me vendim të prokurorit  trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

/Telenews.al/

Të ngajshme

Përfundon seanca e jashtëzakonshme

Rrezarta Ramaj

Videot intime të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova shkon me emra në polici

Rrezarta Ramaj

“Muji dhe Halili” së shpejti në ekranet shqiptare, në kast Capital T dhe Adrola Dushi

Rrezarta Ramaj