Telenews

Aktivistja e e PSD-së shpërndan pikturën ku Kurti e Vuçiq “puthen” vëllazërisht

Aktivistja e Partisë Socialdemokrate, Teutë Rrusta në profilin e saj në “Facebook” ka shpërndarë një pikturë të një artisteje me emrin “Orange Girl” ku shihen duke u puthur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me presidentin e Serbisë Aleksander Vuçiq.

Rrusta ka shkruar “tronditëse” kur e ka shpërndarë pikturën.

Artistja që e ka realizuar pikturën ka shkruar se historia njeh puthjet e vëllazërisë dhe tradhëtisë dhe ka pyetur se a do të jetë kjo puthe një ndër to.

“Nga puthja pritet solemnitet dhe përnaltësim. Puthja është shprehje, por asnjëherë neutrale. Ajo merr kuptim varësisht kontekstit, ku dhe pse jepet. Historia shënon në arkiven e saj puthje nga momente dhimbjeje e lamtumirëse. Por historia njeh edhe puthjet e vëllezërisë apo edhe tradhëtisë. A do të jetë edhe kjo njëra ndër to?Dimensionet e pikturës: 3mx1.60m, pëlhurë”, shkruan në profilin e artistes “Orange Girl”

“Puthja vëllazëre socialiste” ka qenë një forme e veçantë e përshëndetjes. Një pikturë e ngjajshme ishte realizuar në Murin e Berlinit e ku figura kryesore ishin lideri sovietik Leonid Berzhnev dhe lideri i Gjermanisë Lindore Erich Honecker. /Telenews.al/

 

Të ngajshme

Tension i madh Irlandë-Izrael, përsëritet gjesti i pazakontë para ndeshjes

Rrezarta Ramaj

Kurorëzohen Aurora dhe Kushtrimi, i thanë “po” njëri-tjetrit mes natyrës

Rrezarta Ramaj

Sa njerëz e shfrytëzojnë ChatGPT-në gjatë javës?

Rrezarta Ramaj