Telenews

Llapi me fitore tejet të vlefshme në shtëpi ndaj 89shit

Llapi ka triumfuar 2-1 ndaj Trepçës ’89 në kuadër të javës së 20-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Pjesa e parë pati raste ideale shënimi, por dy skuadrat nuk arritën t’i konkretizonin ati.

Ishte minutan e 45+3 kur skuadra nga Mitrovica fitoi penallti, mirëpo portieri Ilir Avdyli e priti goditjen e Ardian Mujës.

Në pjesën e dytë, Llapi e nisi furishëm, pasi në minutën e 47-të, Bytyqi asistoi te Festim Alidema, që realizoi për 1-0.

Mirëpo, Trepça ’89 i barazoi shifrat nëpërmjet Mujës (59′), duke hapur sërish ndeshjen.

Llapi nuk u dorëzua me kaq dhe e riktheu epërsinë në minutën e 74-të, kur nga penalltia shënoi Alef Firmino për 2-1.

Pas javës së 20-të, Llapi gjendet në vendin e pestë me 26 pikë, ndërsa Trepça ’89 është në të shtatin me 22 sosh

Të ngajshme

Fitojnë skuadrat favorite – Rezultatet dhe renditja në Ligën e Parë pas xhiros së 14-të

Valjeta Turkaj

Barcelona po e vëzhgon Mason Greenwoodin, anglezi mund të rikthehet në La Liga

KushtrimGuraj

Cristiano Ronaldo i pandalshëm, shënon tjetër gol në fitoren e Al Nassr ndaj Hazem

KushtrimGuraj