Telenews

Tabela në Superligën e Kosovës pas ndeshjeve të xhiros së 20-të

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e xhiros së 20-të në AlbiMall Superligën e Kosovës në futboll.

Ditën e sotme janë zhvilluar dy ndeshje mjaft interesante, shkruan Telenews.al.

Kampioni në fuqi, Ballkani ka mposhtur në shtëpi Drenicën me rezultat 2-1.

Në ndeshjen tjetër, Gjilani barazoi 2-2 me skuadrën e Malishevës.

Pas ndeshjeve të sotme, skuadra e Ballkanit mbetet lidere në Superligën e Kosovës me 44 pikë, e ndjekur nga Drita me 41 pikë.

Gjilani renditet në vendin e tretë me 29 pikë, ndërsa skuadra e Prishtinës ndodhet në vendin e katërt me 27 pikë.

Në tre pozitat e fundit renditen Drenica dhe Malisheva me nga 20 pikë, kurse Ferizaji është në pozitën e fundit me 17 pikë. /Telenews.al/

Të ngajshme

Raportohet se Edon Zhegrova mund të jetë startues ndaj Fiorentinas –

KushtrimGuraj

Messi shkruan histori në MLS, fiton “Këpucën e Artë” për të dytin vit radhazi –

KushtrimGuraj

Sot derbi dhe përballje interesante në tri ligat kryesore evropiane

Rrezarta Ramaj