Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me zëvendëskryeministrin që është edhe kryediplomat italian, Antonio Tajani.
Kurti ka shkruar në Twitter se e ka falënderuar për përpjekjet e tij për promovimin e integrimit evropian për Ballkanin Perëndimor.
“E falënderova për përpjekjet e tij në promovimin e integrimit evropian për Ballkanin Perëndimor dhe diskutuam mënyrat e thellimit të marrëdhënieve tona ekonomike, përfshirë Forumin e ardhshëm Ekonomik Italian të këtij viti në Kosovë”, ka deklaruar Kurti.
/Telenews.al/
.@MunSecConf, met with Deputy PM and MFA of Italy @Antonio_Tajani. I thanked him for his efforts at promoting European integration for the Western Balkans, & we discussed ways of deepening our economic relations, including this year's upcoming Italian Economic Forum in Kosova. pic.twitter.com/PXDuZ95JQS
— Albin Kurti (@albinkurti) February 19, 2023

