Telenews

Prizren: Një grua tenton t’i japë fund jetës së saj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Prizren, ku dyshohet se një grua ka tentuar që t’i japë fund jetës së saj, raporton Telenews.al.

Burimet  brenda Emergjencës kanë bërë me dije se 27-vjeçarja është dërguar me autoambulancë për ndihmë mjekësore, pasi dyshohej se kishte konsumuar mbidozë të ilaçeve për qetësim.

Pas intervenimit të stafit mjekësor, gjendja shëndetësore e viktimës është stabilizuar dhe ajo tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Sipas informacioneve të para, dyshohet se motivi që shtyu gruan të bëjë këtë veprim është për shkak se si pasojë e gjendjes së saj shëndetësore, ajo nuk ka qenë në gjendje që të kujdeset për fëmijët e saj.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vetëvrasje në tentativë’. /Telenews.al/

Të ngajshme

Sa njerëz e shfrytëzojnë ChatGPT-në gjatë javës?

Rrezarta Ramaj

19-vjeçari gjendet pa shenja jete në Nikaj të Kaçanikut, policia nis hetimet

Rrezarta Ramaj

Dy orë prej kur filloi, ende po vijon takimi Kurti-Hamza

Rrezarta Ramaj