Telenews

42-vjetori i marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-Japoni, Rama vizitë zyrtare në Tokio

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tokio, Japoni, nga 21 deri më 25 shkurt, në kuadër të 42-vjetorit të vendosjes zyrtare të marrëdhënieve diplomatike të Shqipërisë me Japoninë.

Rama do të zhvillojë një sërë takimesh në kuadër të forcimit dhe thellimit të bashkëpunimeve në mes të dy shteteve, duke rikonfirmuar miqësinë mes dy vendeve, si dhe angazhimin e ndërsjellë për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në sferën dypalëshe dhe shumëpalëshe në përballimin e sfidave së bashku si miq dhe aleatë që ndajnë të njëjtat vlera.

Kryeministri shqiptar do të zhvillojë një takim bilateral me homologun japonez Fumio Kishida, si dhe do të marrë pjesë, së bashku me delegacionin që e shoqëron, në darkën e shtruar prej tij.

Të dyja vendet ndajnë interesa të përbashkëta lidhur me kujdesin shëndetësor dhe social, parandalimin e fatkeqësive, si dhe mbrojtjen e mjedisit. Shqipëria dhe Japonia ndajnë vullnetin për të zhvilluar më tej interesat e përbashkëta, duke rritur shkëmbimet kulturore, veçanërisht në fushën e turizmit dhe duke thelluar bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar. /Telenews.al/

Të ngajshme

Putin: Shpresoj që Vuçiqi të bëhet kryeministër i Serbisë

Rrezarta Ramaj

Alarm në shkollën e fëmijëve të Harry-t dhe Meghan-it, çfarë ndodhi pas shfaqjes së fotografëve?

Rrezarta Ramaj

Gjermani: Besimi ndaj shtetit në nivelin më të ulët

Rrezarta Ramaj