Telenews

Delfinët dhurojnë spektakël në Gjirin e Vlorës – VIDEO

“Vizitorë” të veçantë janë parë në Gjirin e Vlorës në këto ditë të ngrohta shkurti.

Disa tufa delfinësh kanë dhuruar spektakël në det të hapur, të cilët janë afruar shumë afër Gjirit të Vlorës.

Pamjet mahnitëse janë publikuar nga organizata SEEP e cila realizon studime të biodiversitetit detar dhe veçanërisht delfinët, peshkaqenët, breshkat, fokat e koralet.

Ndryshimet klimatike, ngrohja globale dhe rritja e temperaturave të ujit të detit sjell më tepër ushqim për delfinët.

Dalja e delfinëve në sipërfaqe vjen si rrjedhojë e ngrohjes së kohës dhe klimës së çrregullt të këtyre ditëve.

Delfinët mbeten vizitorët më simpatik të gjirit te Vlorës edhe përgjatë dimrit. /Telenews.al/

Të ngajshme

Putin: Shpresoj që Vuçiqi të bëhet kryeministër i Serbisë

Rrezarta Ramaj

Alarm në shkollën e fëmijëve të Harry-t dhe Meghan-it, çfarë ndodhi pas shfaqjes së fotografëve?

Rrezarta Ramaj

Gjermani: Besimi ndaj shtetit në nivelin më të ulët

Rrezarta Ramaj