Telenews

Zelensky dëshiron që lufta të përfundojë këtë vit

Presidenti ukrainas i është përgjigjur fjalimit të presidentit amerikan, Joe Biden gjatë një vizite në shtetin polak.

Volodymyr Zelensky ka reaguar pas fjalimit të fuqishëm të liderit amerikan në Varshavë, duke e falënderuar atë gjithçka që po bënë në mbështetje të lirisë.

“Së bashku po shkojmë drejt një fitoreje të përbashkët dhe atë duhet ta sigurojmë këtë vit!”, shkroi ai në Twitter – duke shpresuar se lufta mund të përfundojë shpejt.

Ndërsa Perëndimi ka thënë se do të mbështesë Ukrainën për aq kohë sa duhet, ukrainasit shpresojnë se kjo nuk do të jetë një luftë e zgjatur – dhe se në vend të kësaj, ata mund të marrin mbështetje të mjaftueshme për të dëbuar Rusinë në një afat shumë më të shkurtër.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikuar të shtetit ukrainas më 24 shkurt duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme materiale. /Telenews.al/

Të ngajshme

Putin: Shpresoj që Vuçiqi të bëhet kryeministër i Serbisë

Rrezarta Ramaj

Alarm në shkollën e fëmijëve të Harry-t dhe Meghan-it, çfarë ndodhi pas shfaqjes së fotografëve?

Rrezarta Ramaj

Gjermani: Besimi ndaj shtetit në nivelin më të ulët

Rrezarta Ramaj