Telenews

Prizren: Dy punëtorë rrëzohen nga lartësia, ishin duke punuar në një shtëpi private

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore, pasi të njëjtit janë rrëzuar nga shtëpia private në të cilën po punonin.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur dje rreth orës 08:40, në rrugën “Afrim Bytyqi” në Prizren.

“Viktimat u rrëzuan nga lartësia 1.5 metra. Njëri nga ta pësoi frakturë në këmbë, ndërkaq tjetri është lënduar në abdomen, nga një armaturë”, thuhet në njoftim.

Të lënduarit janë duke u trajtuar në Spitalin e Prizrenit.

Rasti është nën hetime.

Të ngajshme

Tension i madh Irlandë-Izrael, përsëritet gjesti i pazakontë para ndeshjes

Rrezarta Ramaj

Kurorëzohen Aurora dhe Kushtrimi, i thanë “po” njëri-tjetrit mes natyrës

Rrezarta Ramaj

Sa njerëz e shfrytëzojnë ChatGPT-në gjatë javës?

Rrezarta Ramaj