Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati dëshiron të përformojë sërish në skenën e Eurovisionit, por këtë radhë jo për Shqipërinë.
Tani, Ronela po konkurron në festivalin ‘Una Voce per San Marino’, i cili përzgjedh këngën për të përfaqësuar San Marinon në ‘Eurovision 2023’.
Ronela është e vetmja nga Shqipëria ndërsa vihet re se shumica janë nga Italia.
Ronela Hajati ka përfaqësuar Shqipërinë vitin e kaluar në “Eurovision”.

