Ukraina ka raportuar vdekjen e dy civilëve të tjerë në rajonin jugor të Khersonit, i cili dje ishte cak i sulmeve ruse.
Guvernatori Oleksandr Prokudin, ka bërë të ditur se të vrarët janë një grua 81-vjeçare dhe një burrë 68-vjeçar të fshatit Novotyahinka, rreth 40 km nga qyteti Kherson, shkruan Sky News.
Autoritetet ukrainase thonë se këto vrasje vijnë një ditë pas një tjetër sulmi vdekjeprurës në Kherson, kur gjashtë persona u vranë dhe 12 të tjerë u plagosën.

