Juliana është fituesja e garës së Ciao Berto-s e organizuar brenda shtëpisë së Big Brother Vip Kosova.
Ajo e dizajnoi një kolltuk, i cili do të jetë në ankand për 30 ditë.
Çmimi fillestar është 1,500 euro dhe do të shkojë duke u rritur brenda ditëve sa është në ankand.
Të hollat e kolltukut do të shkojnë për studentët e dizajnit.

