Telenews

E fitoi sfidën nga Ciao Berto, kolltuku i dizajnuar nga Xhuli Nura del në ankand për 30 ditë

Banorëve të Big Brother VIP Kosova javë më parë iu është dhënë një sfidë nga ‘Vëllai i madh’.

‘Sfida e dizajnit’ – ishte një nga lojërat e radhës ku kolltuku më i votuar do të dërgohej në Ciao Berto për t’u ridizajnuar nga dizajnerët profesionistë dhe për të filluar prodhimin e saj.

Ndonëse kjo ishte marrë me shumë seriozitet nga konkurrentët e këtij formati, Xhuli Nura u shpall fituesja e garës së Ciao Berto-s.

Modelja nga Drenica e dizajnoi një kolltuk, i cili do të jetë në ankand për 30 ditë.

Çmimi fillestar është 1,500 euro dhe do të shkojë duke u rritur brenda ditëve sa është në ankand.

Të hollat e kolltukut do të shkojnë për studentët e dizajnit.

Nga ana tjetër, Ciao Berto i bëri një dhuratë edhe familjes së Artan Thaçit, kolltukun që e dizajnoi brenda shtëpisë së BBVK-së. /Telenews.al/

Të ngajshme

“Ishte tekanjoz, kërkonte…” – Grimieri shqiptar tregon detaje nga bashkëpunimi me George Mazonakis: Ishte besimtar…

Yllka Gashi

Aktori shqiptar në rol kryesor, ky është seriali turk që po rrëmben audiencën –

KushtrimGuraj

Kështu dukej Shyhrete Behluli në vitin 1980

Yllka Gashi