Telenews

Komuna e Drenasit shpallet e para për performancë pozitive, Lladrovci çmimin ia dedikon ish-presidentit Thaçi

Komuna e Drenasit gjatë ditës së sotme e ka marrë një lajm me rëndësi tejet të madhe.

E drejtuar nga Ramiz Lladrovci, Komuna e Drenasit është shpallur si e para nga të gjitha Komunat e tjera të vendit, për performancë pozitive, shkruan Telenews.al

Me rastin e shpalljes si Komuna me performancën më të mirë, Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal e ka shpërblyer Komunën e drejtuar nga Ramiz Lladrovci me mjete prej 2 milionë euro.

Vlerësimi për këtë performancë të komunave kosovare, është bërë në një ceremoni të organizuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, ku përpos ministrit të MAPL-së, Elbert Krasniqi, kanë marrë pjesë edhe ambasadori i Zvicrës, Thomas Kelly, ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, ambasadori i Norvegjisë, Jens Erik Grondahl dhe përfaqësuesit e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Demos-it.

Me rastin e pranimit të këtij granti, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci është shprehur tejet i kënaqur por edhe falenderues për këtë vlerësim dhe ka thënë se çmimin ia dedikon ish-presidentit të vendit dhe shpallësit të Pavarësisë së Kosovës, shokut e bashkëpjesëmarrësit në aksionet e para të armatosura të UÇK-së, Hashim Thaçit.

Më poshtë gjeni postimin e plotë të kryetarit Lladrovci:

Sot, në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, mora pjesë në ceremoninë e ndarjes së Grantit të Performancës, ku komuna e Drenasit, zuri vendin e parë dhe fitoi grantin me vlerë 2,034,775.88 euro.

Në prani të ministrit, z. Elbert Krasniqi, ambasadorit të Zvicrës, z. Thomas Kelly, ambasadorit të Suedisë në Kosovë, z. Jonas Westerlund, të ambasadorit të Norvegjisë, z. Jens Erik Grøndahl, përfaqësues i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë dhe “Demos”-it, pranova çmimin për vendin e parë në garën për Performancë komunale.

Meqenëse jemi në mes të datës së Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës dhe Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Marsin legjendar, kush më shumë e më mirë se presidenti Hashim Thaçi është personi që identifikohet me këto dy ngjarje të rëndësishme për qenien tonë.

Prandaj, vendin e parë për performancën komunale të Drenasit në nivel nacional, ia dedikoj Presidentit dhe shpallësit të Pavarësisë së Kosovës, shokut e bashkëpjesëmarrësit në aksionet e para të armatosura të UÇK-së, Hashim Thaçit.

Krenar me bashkëpunëtorët, zyrtarët komunalë dhe bashkëpunimin e qytetarëve të komunës së Drenasit që kontribuan për këtë sukses të madh, duke dëshmuar performancën tonë të shkëlqyer në shërbim të qytetarëve.

Vendi i parë është arritur falë përkushtimit të secilit zyrtar të ngarkuar me çështjen e performancës si dhe përkrahjen e institucioneve vendore e ndërkombëtare që merren me Grantin e Performancës. Vendi i parë nuk është befasi, sepse me vite, jemi komunë në krye të renditjes me suksese të pamohueshme në nivel nacional.

Faleminderit ministër Krasniqi, ambasador Kelly, ambasador Westerlund, ambasador Grøndahl, përfaqësues i Zyrës së BE-së në Kosovë, “Demos”, donatorë dhe mbikëqyrës të performancës.

Puna jonë e shkëlqyer, është vlerësuar dhe shpërblyer me meritë. Granti do të jetë në shërbim të mirëqenies së qytetarëve të komunës së Drenasit. Faleminderit, faleminderit, faleminderit!

Të ngajshme

Parandalohen garat ilegale të shpejtësisë në Prizren, ngasësit gjobiten me nga 400 euro

Yllka Gashi

U sulmua nga disa persona, flet Labinot Rexha, si ndodhi rasti?

Yllka Gashi

Bajrami i reagon ashpër Abdixhikut: Humbës i trefishtë, i fundit që mund të flas për parime

Yllka Gashi