Telenews

Hendboll, vajzat e Kosovës me një fitore me shumë peshë ndaj Italisë

Kombëtarja U17 e Kosovës në hendboll ka konfirmuar të premten rritjen që e përjetoi gjatë Kampionatit Mesdhetar në Greqi.

Vajzat e Kosovës luajtën ndeshje shumë të mirë dhe fituan ndaj Italisë me rezultat bindës, 18:13.

Ato e fituan periudhën e parë me rezultat 8:4. Periudha e dytë u takoi italianeve, ndërsa në periudhën e tretë sërish më të mira ishin njomaket kosovare, 5:3.

Të kujtojmë që ditë më parë jemi mposhtur nga Italia.

Por loja e Kosovës U17 është përmirësuar vazhdimisht dhe si rezultat erdhi fitorja ndaj Italisë.

Nesër Kosova U17 e luan ndeshjen e fundit në Mesdhetarin në Greqi. Përvoja në këtë garë do t’i shërbejë shumë kësaj gjenerate. /Telenews.al/

Të ngajshme

Vedat Muriqi titullar në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Sllavia Pragës –

KushtrimGuraj

Boksieri nga Zhuri i Prizrenit synon fitoren e tretë radhazi në karrierën profesioniste –

KushtrimGuraj

Gjobitet me 255 euro Ronaldo, një shumë qesharake për yllin që fiton 225 milionë euro në vit –

KushtrimGuraj