Stresi ka arritur finalen e Big Brother Vip Kosova e madje duke u zgjedhur edhe fituesi i 160 mijë eurove.
Nga urimet e shumta të cilat i ka marrë Stresi pas daljes fitores së madhe, ai ka publikuar njërin prej tyre.
Opozitari në Shqipëri, Sali Berisha ka ndarë kohë që të urojë Stresin për fitoren e tij.
Kjo është bërë e ditur nga vetë reperi përmes një postimi në InstaStory.
“Urime Stres dhe suksese gjithnjë e më të mëdha”, shihet që i ka thënë Sali Berisha.
Kujtojmë se Stresi shkoi në finale së bashku me Vedatin, Julianën, Mbresën dhe Artanin.
Kurse, katër finalistët e tjerë fituan nga 10 mijë euro nga çmimi i madh.
