Telenews

Për herë të parë Policia e Kosovës bëhet me zyrtar ndërlidhës në EUROPOL

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se tani ka zyrtarin e saj ndërlidhës në EUROPOL, major Besnik Sallahu.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se zyrtari i parë ndërlidhës në EUROPOL ditë më parë ka filluar zyrtarisht detyrën.

“Policia e Kosovës (PK), në vazhdën e avancimit dhe rritjes së mëtejme të  kapaciteteve në fushën e bashkëpunimit  ndërkombëtar  policor, konkretisht të bashkëpunimit me EUROPOL-in, tani më ka dërguar zyrtarin e parë ndërlidhës në EUROPOL, i cili ditë më parë ka filluar zyrtarisht detyrën”, bën të ditur Policia.

Më tej thuhet se qëllimi primar i PK-së vazhdon të mbetet avancimi i mëtejmë i bashkëpunimit të drejtpërdrejtë me EUROPOL-in , bashkëpunim ky i cili ndihmon dhe ndikon në lehtësimin e komunikimit dhe krijimit të një partneriteti të drejtpërdrejtë, duke përfshirë edhe koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta ndërmjet  EUROPOL-it dhe institucioneve të zbatimit të ligjit, në angazhimin e vazhdueshëm të luftës së përbashkët kundër terrorizmit, krimit të organizuar dhe të gjitha formave tjera të krimit /Telenews.al/

Të ngajshme

Nëna e Aleksandar Vuçiçit sulmohet fizikisht dhe verbalisht në ditën e zgjedhjeve në Serbi

Rrezarta Ramaj

Protesta e sotme në Tiranë, policë e protestues të lënduar në sy po trajtohen në spitale

Rrezarta Ramaj

Policia nis shpërndarjen e protestuesve në Tiranë me ujë me presion dhe gaz lotsjellës

Rrezarta Ramaj