Telenews

24 vjet nga vrasja e Bajram Kelmendit dhe dy djemve të tij

Sot mbushen 24 vjet nga vrasja e avokatit të shquar shqiptar Bajram Kelmendi dhe dy djemve të tij, Kastriotit dhe Kushtrimit.

Avokati Kelmendi së bashku me dy djemtë e tij ishin marrë nga forcat serbe më 24 mars, ditën që NATO nisi bombardimet në Kosovë ndaj caqeve serbe.

Lajmin për vendndodhjen e kufomave të tyre, bashkëshortja e avokatit dhe nëna e Kastriotit e Kushtrimit, Nekibe Kelmendi, tashmë e ndjerë, e kishte marrë më 26 mars, shkruan KP, përcjell Telenews.al.

Kufomat ishin gjendur afër një distributori gazi në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.

Kelmendi, si avokat, kishte proceduar një dosje për krimet e regjimit të Millosheviqit në Kosovë, të cilën do ta dorëzonte në Hagë.

Kelmendi ishte edhe aktivist në Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave e Lirive të Njeriut.

Të ngajshme

Nëna e Aleksandar Vuçiçit sulmohet fizikisht dhe verbalisht në ditën e zgjedhjeve në Serbi

Rrezarta Ramaj

Protesta e sotme në Tiranë, policë e protestues të lënduar në sy po trajtohen në spitale

Rrezarta Ramaj

Policia nis shpërndarjen e protestuesve në Tiranë me ujë me presion dhe gaz lotsjellës

Rrezarta Ramaj