Telenews

Të shtëna me kallashnikov te shtëpia e “Big Brother”, vritet roja i Top Channel

Rreth orës 01:00 në transmetim direkt të reality’show “Big Brother VIP Albania” janë dëgjuar disa krisma të armëve. Policia e Shtetit të Shqipërisë ka dhënë informacionet e para lidhur me këtë rast, ku ka konfirmuar se nga persona të paidentifikuar është qëlluar në drejtim të ambienteve të “Top Channel”.

Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën roja i sigurisë shtetasi P. K., 60 vjeç (punonjës i një shoqërie për ruajtjen fizike të objekteve).

Njoftimi i plotë:

Tiranë/Informacion paraprak

Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën roja i sigurisë shtetasi P. K., 60 vjeç (punonjës i një shoqërie për ruajtjen fizike të objekteve).

Është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pikat e kontrolleve dhe vijon puna për identifikimin e kapjen e autorëve.

Të ngajshme

Kosova lihet jashtë agjendës së Komitetit të Ministrave në KiE

Valjeta Turkaj

Berisha nuk i pranon zgjedhjet, paralajmëron protestë

Valjeta Turkaj

Rina Maloku merret në pyetje për rastin e bashkëshortit

Valjeta Turkaj