Telenews

S’ka bombë në Aeroport, alarmi rezulton i rrejshëm

Kërcënimi me mjete shpërthyese në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” alarmoi organet e rendit sonte. Pas kontrolleve të kryera rezultoi se kërcënimi ishte i rremë.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Informata është trajtuar nga ana e Policisë. Pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, nuk është gjetë asgjë e dyshimtë.

Njësitet policore janë tërheq nga ajo zonë, ndërkohë që hetuesit kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast”, tha Ahmeti.

Ndryshe, alarmet për bombë janë shpeshtuar periudhën e fundit.

ANP “Adem Jashari” ishte cak i kërcënimeve me bombë edhe në dhjetor të vitit të kaluar ku një mesazh në gjuhën arabe kishte shkuar në emailin e Aeroportit dhe kishte ngritur në këmbë të gjithë.

Të ngajshme

338 ditë në krye të partisë, Bedri Hamza e mbyll kapitullin si kryetari i PDK-së

Rrezarta Ramaj

Startech24.com – Teknologjia dhe produktet që ju duhen, vetëm një klikim larg

Rrezarta Ramaj

Hamza: Nuk dorëzohemi, angazhohemi për kthimin e ish-krerëve të UÇK-së

Rrezarta Ramaj