Telenews

Në New York do të protestohet për drejtësi ndaj UÇK-së dhe vëllezërve Bytyqi

Shqiptaro-amerikanët protestojnë për drejtësi në New York në 24 vjetorin e vrasjes së vëllezërve Bytyqi, njoftoi veprimtari shqipar nga ShBA, Uk Lushi.

Njoftimi i plotë:

“24 vjet nga vrasja e tre amerikanëve, Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi, nga shteti i Serbisë dhe askush në Serbi nuk është gjykuar ndërkaq që në Hagë Gjykata Speciale nuk po punon drejt në gjykimin e themeluesve kryesorë të shtetit të Kosovës.

Më 1 prill shqiptarët e Amerikës do të kërkojmë drejtësi për vëllezërit Bytyqi dhe liderët e Kosovës në Speciale.

Bashkohu me NE! Mobilizohu për DREJTËSI!

P.S. Ju lutem shpërndajeni këtë lajmërim sa më gjerësisht.” /Telenews.al/

Të ngajshme

Apeli refuzon ankesën e mbrojtjes, Gani Geci vazhdon paraburgimin

Rrezarta Ramaj

Rezultatet e javës së 11-të në Ligën e Parë: Fitore bindëse për Lirinë, Vjosën dhe Prishtinën e Re

Rrezarta Ramaj

338 ditë në krye të partisë, Bedri Hamza e mbyll kapitullin si kryetari i PDK-së

Rrezarta Ramaj