Telenews

Rusia pretendon se “vendet e NATO-s janë palë në konflikt në Ukrainë”

Sekretari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Nikolai Patrushev, ka pohuar se NATO është pjesë e luftës në Ukrainë, sipas agjencisë së lajmeve Interfax.

Patrushev, ish-kreu i FSB-së, i cili ka mbajtur postin e sekretarit të këshillit të sigurisë që nga viti 2008, dihet se është një mik i ngushtë i Vladimir Putin, shkruan Skynews, transmeton Telenews.al.

Gazeta qeveritare Rossiyskaya Gazeta citoi Patrushevin të thoshte: “Në fakt, vendet e NATO-s janë palë në konflikt. Ata e bënë Ukrainën një kamp të madh ushtarak. Ata dërgojnë armë dhe municione për trupat ukrainase, u sigurojnë atyre inteligjencë”.

Ai ka akuzuar më parë Perëndimin për komplote të shumta, duke përfshirë “krijimin e një perandorie gënjeshtrash, që përfshin poshtërimin dhe shkatërrimin e Rusisë”, si pjesë e një plani të supozuar për “reduktimin e popullsisë së botës”.

Disa vëzhgues të Rusisë e kanë cilësuar atë si një pasardhës të mundshëm të Putinit.

Të ngajshme

Protestat në Francë, dëmet deri në 1.2 miliardë euro

Rrezarta Ramaj

Austria ndan nga 500 euro për çdo fëmijë të lindur nga viti 2027 –

KushtrimGuraj

Kriza e financimit detyron OKB-në të ndërpresë ndihmat për 500 mijë njerëz në Gaza –

KushtrimGuraj