Telenews

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Sot parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet kohë pas kohe të ketë reshje lokale bore, kryesisht gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes.

Gjatë kohës së reshjeve temperaturat do të pësojnë ulje, ndërsa në momente të caktuara priten reshje të dendura bore.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20-70 km/h! Ka mundësi të ketë dëme materiale.

Temperaturat do të pësojnë ulje të mëtejshme dhe të theksueshme, me minimale që do të luhaten prej -1 deri në 2°C, ndërsa ato maksimale prej 3 deri në 7°C.

Të ngajshme

Protesta në Hagë, Bosch: Ta quash UÇK-në organizatë kriminale ky është ofendim edhe për NATO-n

Valjeta Turkaj

Nepali bëhet me kryeministren e parë grua pas trazirave fatale

Donat Hashani

Amerika pezullon pa afat dialogun strategjik me Kosovën, shkak veprimet e Qeverisë

Valjeta Turkaj