Telenews

Klubet e Superligës mblidhen sot, diskutojnë zhvillimet e fundit në FFK

Klubet e Superligës së Kosovës dhe Ligës së parë në futboll të shqetësuara rreth lajmeve të fundit për kreun e FFK-së, Agim Ademi i cilit i është caktuar masa e arrestit shtëpiak për 30 ditë dhe moslicencimin e Federatës së Futbollit të Kosovës nga MRKS-ja, do të takohen sot për të diskutuar lidhur me këto çështje.

Ky takim do të zhvillohet në ora 13:00. MKRS-ja ende nuk ka marrë vendim për moslicencimin e FFK-së mirëpo edhe zhvillimet e fundit kanë bërë që të gjitha klubet të mblidhen sot.

Komisioni vlerësues për licencimin e Federatave ka kërkuar dokumente shtesë nga FFK gjatë procesit të licencimit, derisa këta të fundit janë bindur se do t’i plotësojnë edhe dokumentet shtesë dhe do të licencohen mirëpo deri me tani akoma nuk ka pasur asnjë risi në këtë drejtim.

Të ngajshme

Vedat Muriqi titullar në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Sllavia Pragës –

KushtrimGuraj

Boksieri nga Zhuri i Prizrenit synon fitoren e tretë radhazi në karrierën profesioniste –

KushtrimGuraj

Gjobitet me 255 euro Ronaldo, një shumë qesharake për yllin që fiton 225 milionë euro në vit –

KushtrimGuraj