Telenews

Flet pronari i veturës që u sulmua TCh: Ma mori roja i hotelit në Tale

Pronari i veturës që ishte vjedhur për sulmin ndaj Top Channel, Ramadan Nikolli, ka thënë se makina e tij ishte vjedhur  nga rojtari i sigurisë së hotelit ku kanë qëndruar për pushime.

“Range Rover” u gjet i djegur me dy kallashnikovët e përdorur në krim brenda. Ai është sekuestruar dhe aktualisht ndodhet në drejtorinë e policisë së Tiranës, ku po i bëhet ekzaminimi nga ekspertët për gjetjen e provave.

Sakaq, përveç automjetit, të vjedhura kanë rezultuar edhe targat e mjetit. Sipas informacioneve zyrtare të dhëna nga Policia e Shtetit, targat “AA 456 HC” ishin vjedhur natën e ndërrimit të viteve në Tiranë.

Nga sulmi në Top Channel ka mbetur i vdekur roja i sigurisë.

Të ngajshme

Enver Hoxhaj zyrtarizohet si përfaqësues i PDK-së në Grupin Punues për Apelin në Hagë

Rrezarta Ramaj

Jakup Krasniqi dhe Bill Clinton në një fotografi nga arkivi i Kuvendit të Kosovës

Rrezarta Ramaj

Procesi i Berlinit, Albin Kurti e Edi Rama në listën e të ftuarve

Rrezarta Ramaj