Telenews

Protestohet në Gllarevë, banorët nuk duan devijim të trasesë së rrugës

Rreth 60 persona, banorë të dy fshatrave të komunës së Klinës, kanë protestuar në Gllarevë duke shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me devijimin e trasesë së rrugës që kalon në atë zonë.

Policia ka bërë të ditur se protesta është zhvilluar të martën pasdite ndërsa e njëjta ka kaluar pa ndonjë incident.

Banorët kanë paralajmëruar që nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen atëherë protesta do të përshkallëzohet në ditët në vijim.

Kjo protestë ka rrjedhur pas paralajmërimit që së shpejti do të nis ndërtimi i rrugës Kijevë-Dollc.

Të ngajshme

338 ditë në krye të partisë, Bedri Hamza e mbyll kapitullin si kryetari i PDK-së

Rrezarta Ramaj

Startech24.com – Teknologjia dhe produktet që ju duhen, vetëm një klikim larg

Rrezarta Ramaj

Hamza: Nuk dorëzohemi, angazhohemi për kthimin e ish-krerëve të UÇK-së

Rrezarta Ramaj